EMRI/ Një tjetër gjyqtar i Kushtetueses në ‘sitën’ e Vettingut. Kur do të mbahet seanca e KPK

502
Një tjetër gjyqtar do të kalojë në ‘sitën’ e vettingut. Bëhet fjalë për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatmir Hoxha.
Mësohet se seanca e Komisionit të Pavarur i Kualifikimit do të mbahet më datë 7 maj, në orën 11:00. Ndërkohë, trupa gjykuese përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Alma Faskaj.
Kujtojmë se nga 9 gjyqtarë që nuk janë më pjesë e sistemit të drejtësisë, 7 kanë dhënë dorëheqjen me qëllim që të mos i nënshtrohen kontrollit.
Ndërkohë, nga prokurorët janë larguar vetëm 2, njëri prej tyre i shkarkuar nga KPK dhe tjetri dha dorëheqjen pasi doli në pension.
Sigal