EMRI/ Me thikë, dorezë e shkop bejsbolli, arrestohet i riu në Fier

417
Sigal

Një i ri është arrestuar nga policia e Fierit, pasi është kapur duke lëvizur me thikë, dorezë metalike dhe shkop bejsbolli në makinë. Në pranga ka përfunduar Erald Pelivani, 21 vjeç, banues në Fier.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Sheq i Madh”, në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës” nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij tip “Ford” ju gjet dhe sekuestrua 1 dorezë metalike, 1 shkop bejsbolli dhe 1 mjet prerës (biçak). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga Neni 279/2 i Kodit Penal”- thotë policia.