Dogji makinën në Divjakë, shpallet në kërkim autori

449
Sigal

Policia ka arritur të zbardhë ngjarjen e qëllimshme, ku një automjet u dogj në Divjakë. Mësohet se policia ka arritur të identifikojë dhe të shpallë në kërkim autorin e ngjarjes.

Bëhet fjalë për shtetasin Nardian Golemi, 37 vjeç, i cili akuzohet se më 20 shtator dogji mjetin tip ‘Golf’ të shtetasit me inicialet T.M. Ky i fundit e kishte parkuar mjetin pranë banesës së tij.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.