EMRI/ Dyshohet se është anëtar i ISIS, arrestohet nga policia greke shqiptari në Kakavijë

584
Sigal

Policia greke ka arrestuar pasditen e djeshme në pikën kufitare të Kakavijës shqiptarin Leonardo Rustemi nga Berati.

Raportohet se emri i Rustemit ishte në listën e personave të dyshuar si anëtarë të organizatës terroriste ISIS. Shqiptari u arrestua teksa po udhëtonte me autobusin e linjës Berat-Athinë dhe kishte si destinacion Pireun.

Ai kishte kaluar normalisht në doganën shqiptare, por është arrestuar në doganën greke pas verifikimeve dhe kontrollit të dokumenteve nga policia e greke.

Sipas policisë greke, shqiptari kishte jetuar për disa kohë në Lindjen e Mesme dhe Turqi dhe figuronte në listën e të dyshuarve si anëtar i Shtetit Islamik.

Shqiptari do të dërgohet në gjykatën e Janinës, e cila do të vendose nëse do të gjykohet në Greqi apo do të ekstradohet për llogari të ndonjë vendi tjetër.