Ministri Ahmetaj: Pagesa fillon nga 1 janari 2019

699
Sigal

Shtyhet taksa e re e pronës. Bashkitë nuk janë gati për zbatimin e taksës së pronës

Qytetarët nuk do ta paguajnë taksën e pronës deri në një janarin e vitit 2019. Sqarimin e bëri Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, sipas të cilit Bashkive i duhet më shumë kohë për rifreskimin e të dhënave.

Qeveria shtyn afatin e fillimit të pagesës

Bashkitë nuk janë gati për zbatimin e taksës së pronës, prandaj qeveria ka vendosur një afat të ri, një janarin e vitit të ardhshëm. “Periudha 2018 është një periudhë tranzitore, që i lejon njësive vendore të përgatiten më mirë në mënyrë që në 1 janar 2019 të gjitha njësitë vendore të aplikojnë taksën e pronës në bazë të vlerës”. Deklarata e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj bëhet pas shqetësimit që kanë shprehur disa Bashki për mungesën e bazës së te dhënave e cila ka nevojë për rifreskim.

Disa bashki kanë filluar vjeljen e taksës së banesës

Por ka edhe Bashki të tjera si ajo Tiranës, Durrësit e Shkodrës, që kanë njoftuar nisjen e aplikimit dhe mbledhjen, përmes faturës së ujësjellës kanalizimeve. “Taksa e pronës nuk është një taksë e re, nuk është rritur, është bazuar te vlera. Do t’i japim mundësi tatim paguesve. që të dinë se për çfarë janë. duke paguar dhe njësive vendore, që të ketë një kontroll më të mirë mbi territorin, të ketë mbledhje taksash transparente dhe jo afrofe”. Ligji, që reformon taksën e pronës ka hyrë në fuqi dy muaj më parë. Formula e re parashikon, që taksa e ndërtesës për familjarët do të jetë 0.05 % e vlerës së banesës, pra nëse një shtëpi ka një vlerë prej 10 milionë lekësh, qytetari duhet të paguaj në muaj 500 lekë, ndërsa për bizneset kjo taksë do të jetë 0.2%.

Nuk dihet ende si do të bëhet faturimi taksës së pronës për  qytetarët

Nga ana tjetër, ende mbetet e paqartë se si do të funksionojë faturimi i qytetarëve, nëse do të mblidhen disa muaj bashkë, apo do të vijohet me mënyrën e vjetër të llogaritjes, deri sa secila nga bashkitë të jetë gati për të aplikuar metodologjinë e re.