EMRI/ Akuzohet se mori peng punonjësin e kioskës te Sheshi Skënderbej pasi dyshonte se e vidhte, pranga të riut

58
Sigal

Policia e Tiranës ka arrestuar 19-vjeçarin Hajri Pulakën, për shkak se dyshohet për veprën penale “Heqje e Paligjshme e Lirisë”.

Dyshohet se ai bashkë me 3 të tjerë të arrestuar më herët, dhunoi dhe mori peng një punonjës në kioskat që ishin vendosur tek Sheshi Skenderbej.

Në 20 maj u arrestuan, Denis Baxhaku, Ermand Hoxha e Teo Kolemiço, menaxherë kioskash

Dhuna ndaj kameriarit, erdhi për shkak se të rinjtë dyshonin se i vidhte.