Furgoni përplaset me trafikndarësen, 1 i vdekur e 8 të plagosur

527
Një furgon mallrash i mbushur me pasagjerë u përplas me trafik-ndarësen e rrugës, në autostradën Vlorë- Fier. Aksidenti, sipas policisë lokale, ndodhi rreth orës 7:30 të së martës. Një nga pasagjerët Sefedin Hatia humbi jetën në vend, ndërsa 8 të tjerë mbetën të lënduar. Mjeti, që humbi kontrollin në autostradë, drejtohej nga 22-vjecari Mario Hoxha, me banim në Fier. Nga informacionet e siguara në vendngjarje dhe policia në furgonin e mallrave ndodheshin 9 persona, të cilët udhëtonin nga fshati Llakatund i Vlorës drejt qytetit të Fierit për të punuar. Përplasja e automjetit me trafik-ndarësen rezultoi fatale për një nga pasagjerët. Të plagosurit e tjerë janë dërguar në spitalin e Vlorës. Sipas bluzave të bardha përveç shoferit Mario Hoxha, që paraqet një gjendje të rënduar shëndetësore, pasagjerët e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
Të plagosur
Mario Hoxha (Shoferi)
M.B., 38 vjeç, banuese në fshatin Llakatund
O.D., 19 vjeç, banues në fshatin Llakatund
Sh.M., 38 vjeç, banues në Vlorë
B.S., 57 vjeç, banuese në Llakatund
Gj.H., 40 vjeç, banuese në Llakatund
E.H., 47 vjeç, banuese në Lakatund
S.D., 25 vjeç, banues në Llakatund
Sigal