Elbasan/ Sekuestrohen 250 doza lëndë të dyshuara si heroinë, 4 të arrestuar

389
Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Përparimi”, duke vënë në pranga 4 shtetas, të cilëve iu gjetën 250 doza lëndë narkotike e dyshuar si heroinë. Policia ka bërë të ditur se personat e arrestuat janë shtetasit: Edison Kaçaniku, 25 vjeç; Edison Nasufi, 26 vjeç; Mendor Xhezairi, 26 vjeç; Tomi Kaçaniku, 23 vjeç, të gjithë banues në Elbasan. Këta shtetas, u arrestuan nga efektivat e policisë, gjatë ditës së djeshme, pasi në aksin rrugor Peqin – Elbasan, në afërsi të fshatin Përparim, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volkswagen” me targa EL 6892 B, dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit Edison Kaçaniku, i’u gjetën 250 doza materiali pluhur, i dyshuar me atë të llojit heroinë.
Sigal