Elbasan, policia bllokon një furgon me 3000 rrënjë kanabis sativa

443
Sigal

Një furgon me 300 rrënjë kanabis sativa është bllokuar nga policia në Elbasan. Operacioni është kryer sot rreth orës 01:00 në fshatin Shtëpanj të komunës Gostimë.

Pas informacioneve në rrugë operative, policia u vu në ndjekje të furgonit me targë FR 5776 D. Efektivët nuk kanë mundur të arrestojnë drejtuesit e automjetit, pasi ka përfituar nga arrësira ai ka arritur të largohet duke fshehur në një zonë të pyllëzuar.

Grupi hetimor ka konstatuar se në brendësi të furgonit kishte 3 000 kubikë të kultivuar me bimë narkotike kanabis sativa, të cilat së bashku me automjetin dhe prova të tjera u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera, rezultoi se ky mjet ishte i vjedhur në qytetin e Fierit në shtator të vitit 2014. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit .