Elbasan / Kanos me armë vëllian e tij, në pranga 38 vjeçari

442
Policia e Elbasanit ka bërë të mundur parandalimin dhe përshkallëzimin e një konflikti mes dy vëllezërve. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Trojan të Belshit, ku Qëndrim Bali ka kanosur me armë zjarri automatik vëllain e tij, R. Bali, 48 vjeç. Falë ndërhyrjes në kohë të policisë u arrestua autori, si dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik model 56 dhe një krehër me 30 fishekë. Mbi 38-vjeçarin rëndon akuza e kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje.
Sigal