Tiranë/ Konflikt mes disa personave, plagoset rëndë G.Marku

428
Një ngjarje e rëndë ëshët shënuar mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një person ka plagosur me mjete të forta shtetasin me iniciale G.Marku. Nga të dhënat e para, bëhet me dije se plagosja ka ardhur pas një konfliti të castit mes autorit dhe të plagosurit. Mësohet se ngjarja ndodhi në prani të shumë banorëve në një prej zonave më të populluara të kryeqytetit, në ‘Komunën e Parisit’. Policia sqaron se G.Marku është dërguar menjeherë në spital për të marr ndihmën e parë mjekësore. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij krimi, si dhe kapjen e autorit. 
Sigal