Elbasan, aksidentohet kreu i komunës Qendër dhe një gazetar

427
Sigal

ELBASAN – Kreu i Komunës Qendër në Elbasan është përfshirë në një aksident rrugor, ku makina ka dalë nga rruga, por fatmirësisht vetëm me dëmtime të lehta.
 
Enver Shkurti udhëtonte në makinë bashkë me një gazetar, i cili gjithashtu eshte jashtë rrezikut për jetën. Automjeti ka dalë nga rruga gjatë tentativës për të shmangur përplasjen me një kamion në aksin Elbasan – Komuna Qendër. Por sipas policisë, shkak dyshohet edhe shpejtësia tej normave të lejuara rrugore me të cilën udhëtonte makina.
 
Në një aksident të dy ditëve më parë humbi jetën kreu i komunës Lenie në Gramsh, ku makina me të cilën ai udhëtonte ra në humnerë në 50 metra lartësi në aksin Moglicë-Lozhan.