Ekstradohet nga Italia i dënuari për trafik droge

452
Drejtoria e Policisë së Shtetit bën me dije se nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano/Itali, drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Hektor Lipe, 31 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me Vendimin nr. 41-2013-105(14) , datë 11.01.2013, e ka dënuar me 4 vjet 8 muaj burg, për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes se narkotikeve”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë.
“Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën në Itali, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Hektor Lipe”, thuhet në deklaraten për medita të Policisë së Shtetit.
Sigal