Ekstradohet nga Gjermania 40-vjeçari shqiptar, i dënuar me 11 vjet burg

454
Nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Frankfurt/Gjermani drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar: Gëzim SINA, 40 vjeç, banues në Elbasan. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan , me vendimin Nr. 140, datë 07.04.2008, ka dënuar me 11 vjet burg shtetasin e mësipërm, për kryerjen e veprës penale të “ “Vrasje në rrethana cilësuese në bashkëpunim, mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtje pa leje”,parashikuar nga nenet 79/dh, 22 dhe 278/2 i Kodit Penal. Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Në datën 28.03.2007 shtetasi Gezim SINA duke sherbyer në lokalin e marr me qera ne fshatin Mjekes/Elbasan është konfliktur me shtetasin T.K,D.XH dhe P.XH ,duke i qëlluar me armë zjarri tip pistoletë te cilet jane plagosur . Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Paris, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Sigal