Eksploziv në garazh 37-vjeçarit

426
Një shpërthim me tritol është dëgjuar rreth mesnatës në rrugën “Llambi Bonata”, ne Tirane, në garazhdin e një 37-vjeçari me inicialet G.SH. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:20 dhe në vendngjarje kanë shkuar efektivat e Policisë të Komisariatit nr 6, ekspertët xheniere dhe grupi hetimor, ku nga keqyrja e vendit të ngjarjes rezultoi se, në tokë, poshtë derës së pasme të pasagjerit është vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë e shpërthimit ka pasur dëme të vogla materiale të pjesëve plastike të derës së pasme të pasagjerit dhe të shasis të automjeti tip “Audi”, në pronësi të këtij shtetasi. Nga hetimet paraprake, dyshohet që shkak i kësaj ngjarje të jetë një konflikt i vjetër. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj vepre penale.
Sigal