EMRI/ Aksidenti tragjik në Tiranë-Durrës, identifikohet vajza e dytë që humbi jetën

109
Sigal

Policia ka bërë të mundur identifikimin e vajzës së dytë që mbeti viktimë e aksidentit tragjik në atuostradën Durrës-Tiranë, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Së bashku me 26-vjeçaren nga Rubiku, Silva Gjergji mësohet se ka ndërruar jetë edhe 24-vjeçarja Roxhesa Klironomi, ndërsa në spital në gjendje të rëndë ndodhet drejtuesit i automjetit tip “Ford”, Arbër Tivari.

Klironomi është banuese në lagjen nr. 5 në Durrës. Fatkeqësisht e reja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra pas përplasjes së fortë të makinës me trafikndarsen që e ka përshkuar tej për tej “Ford-in”, që drejtohej nga Tivari.

Makina është shkatërruar totalisht dhe dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, por nuk përjashtohet as ndonjë rrethanë e pazakontë në rrugë që e ka detyruar shoferin të devijojë dhe të humbasë kontrollin mbi drejtimin e mjetit.