Efektivi i FNSH-së humb armën e shërbimit, dyshimet e para

493
Sigal

Gramoz Spahiu, efektiv i Forcave Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë ka humbur armën e shërbimit. Mësohet se efektivi Spahiu e ka humbur armën e shërbimit në fshatin Pronovik të qytetit të Poliçanit,pranë Repartit të Zjarrëfikësve.

Nuk dihet ende nëse efektivi Spahiu e ka humbur armën e shërbimit apo ja kanë grabitur por ajo që është e sigurtë është denoncimi që ai ka bërë 2-ditë më parë në policinë e Skraparit. Spahiu është 48-vjeç dhe jeton në fshatin Mbrakull të Beratit.

“Më datë 30.11.2018, ka bërë kallëzim shtetasi G.S,vjeç 48, banues në fshatin Mbrakull se në fshatin Pronovik Poliçan i ka humbur arma e shërbimit. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për vlerësim”, njofton policia.