E zuri poshtë masivi i kromit, gjendet pas 7 ditësh trupi i pajetë i Ardit Beshirit

17
Sigal

Pas 7 ditësh kërkime, është gjetur paraditen e sotme trupi i pajetë i 29-vjeçarit, Ardit Beshiri, punonjësi i ekskavatorit, të cilin më 3 maj e zuri poshtë masivi i kromit në Klos.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi orës 14:30, në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”, afër fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë Klos, kur  ndodhur një rrëshqitje masive dheu në një distancë prej rreth 2 km.

Gjatë këtij momenti, në vendngjarje ishte duke punuar me ekskavator Arditi, punonjës i një kompanie private që ushtron aktivitet në fushën e shfrytëzimit të mineraleve. Si pasojë e rrëshqitjes, 29-vjeçari është zënë dhe mbuluar nga masivi i dheut dhe inerteve.

klos