E trishtë/ U zhduk pas sherrit në familje, shqiptari në Itali gjendet i vde.kur pas 3 ditësh

82
Sigal

Është gjetur i vdekur 47 vjeçari shqiptar i zhdukur 3 ditë më parë në provincën e Ascolit në Itali. Mësohet se shqiptari ishte larguar nga shtëpia pas një sherri me gruan e tij dhe humbi gjurmët.

Trupi i pajetë i tij është gjetur në mëngjes nga zjarrfikësit dhe mbrojtja civile pranë liqenit Gerosa. Ndërsa automjeti i tij tip “furgon” u gjet pranë liqenit Gerosa, shkruajnë mediat italiane.

Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së tij, por policia po heton edhe pistën e vetëvrasjes.