Të shtëna me armë zjarri në zonën e Bathores, plagoset një 46-vjeçar (EMRI)

34
Sigal

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në zonën e Bathores në Tiranë. Burime bëjnë me dije se si pasojë ka mbetur i plagosur një 46-vjeçar.

Autorët kanë qëlluar në drejtim të tij dhe janë larguar me motor. Sipas burimeve emri i të plagosurit është Agim Hida.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, ku një i posaçëm po merret me identifikimin e autorëve të plagosjes.

Sakaq, 46-vjeçari është në spital në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.