E rëndë, aksidentohet 27-vjeçari, humb jetën në ‘Rrugën e Kombit’! Emri

252
Sigal

Aksidenti i rëndë i ndodhur mesditën e sotme në rrugën Kukës-Morinë, i ka marrë jetën edhe personit të dytë që ndodhej në automjetin që u aksidentua.

Ai është Klinsman Uka, 27 vjeç, me banim në Kukës.

Ky i fundit ndërroi jetë në spitalin e Traumës, pasi u transportua me helicopter në gjendje të rëndë për jetën.

Më herët ndërroi jetë në këtë aksident edhe shtetasi Shpëtim Mani, i cili vdiq në vendin e ngjarjes.

Aksidenti me të cilin udhëtonin dy viktimat, ndodhi pasi mjeti me të cilin ata udhëtonin u përplas dhunshëm duke dalë nga rruga.

Ndërkohë që nga ky aksident ka shpëtuar drejtuesi i automjetit që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.