Ky është 29-vjeçari që u hodh nga kati i tretë i Sanatoriumit, nipi i humoristit durrsak

340
Sigal

29-vjeçari i cili i dha fund jetës tragjikisht mëngjesin e kësaj të enjteje, duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ është Xhino Koça nga Durrësi.

Raportohet se i riu është nipi i humoristit të njohur Roland Koçës, djali i një stilisteje dhe i biri i kryetarit të Njësisë Administrative nr.2 Leonard Koça.

Xhino Koça, sipas Spitalit “Shefqet Ndroqi”, po trajtohej prej katër ditësh me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.

“Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente”, thuhet në reagimin e spitalit.

Ndërsa në rrethana ende të paqarta, mëngjesin e sotëm në orën 04:30 sipas policisë, ai u hodh nga kati i tretë i spitalit.