Zhduket prej 5 ditësh 53-vjeçari shqiptar në Greqi, familja ngre alarmin: Jeta e tij është në rrezik (EMRI)

116
Një 53-vjeçar me origjinë shqiptare është zhdukur në Greqi, sipas raportimeve të mediave fqinje.
Sigal

Mediat tregojnë se, 53-vjeçari është zhdukur në zonën e Kos të dielën e 9 prillit, ndërsa siç thuhet në njoftim, ka të dhëna se ai mund të jetë në Syros.

Autoritetet u informuan për zhdukjen e 53-vjeçari ditën e sotme 14 prill dhe menjëherë kanë vazhduar me publikimin e të dhënave të tij me kërkesë të të afërmve.

Sipas përshkrimeve fizike, 53-vjeçari është 1.70 m i gjatë, i hollë, me flokë gri dhe sy kafe të errët. Ai kishte veshur një xhaketë të zezë, pulovër të zezë, pantallona të zeza dhe këpucë të zeza.

Autoritetet greke si dhe familjarët e të zhdukurit kanë ngritur alarmin duke bërë thirrje qytetarëve të cilët mund të kenë informacion që të kontaktojnë menjëherë në numrin 1017, pasi jeta e tij mund të jetë në rrezik.

Gazetari Shpëtim Zinxhiria shkruan në postimin e tij në Facebook: