Vra.sja e nënës në Pejë, prokurorja: I dyshuari nuk ishte në gjendje për t’u marrë në pyetje

104
Sigal

Prokurorja e rastit të rëndë që ka ndodhur në Pejë ka dhënë detaje lidhur me rastin, ku ka konfirmuar se i biri ka vrarë nënën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mbreti Zog”, derisa prokurorja e rastit ka thënë se i dyshuari është arrestuar dhe është parandaluar mundësia që ai t’i shkaktojë dikujt tjetër ndonjë dëm.

“Sot jam para jush dhe bashkëqytetarëve të Pejës lidhur me një rast tragjik dhe të dhimbshëm që ka ndodhur në Pejë dhe familjes i shprehim ngushëllime. Sot rreth orës 16:00 jemi njoftuar se ka ndodhur një vrasje në qytetin e Pejës ku dyshohet se i biri ka privuar nga jeta të ëmën. Duke iu falënderuar reagimit të shpejtë të Policisë është arritur që i njëjti të arrestohet në mënyrë që të mos i shkaktojë dikujt tjetër ndonjë dëm ose vetes”, -tha Prokurorja.

Vrasja e nënës në Pejë, prokurorja: I dyshuari nuk ishte

Vendi ku ndodhi krimi

Prokurorja e rastit ka bërë të ditur se janë mbledhur të gjitha provat dhe është urdhëruar autopsia e të ndjerës. Po ashtu ka pasur dëshmitarë okularë.

“Kemi dalur së bashku me njësitin e forensikës në vendin e ngjarjes ku janë mbledhur të gjitha provat, kemi urdhëruar autopsinë e të ndjerës. Kemi siguruar dëshmitarë okularë. I dyshuari nuk ka qenë në gjendje të merret në pyetje, kemi urdhëruar që nesër në prezencë të psikologut dhe avokatit mbrojtës të merret në pyetje. Po ashtu do të vazhdojmë me hetime. Në bazë të të gjitha rrethanave, do të urdhërojmë edhe ekzaminimin në Institutin e Psikiatrisë të të dyshuarit”, tha Prokurorja e rastit.

I dyshuari nuk ka qenë në gjendje të merret në pyetje gjatë ditës së sotme, ndersa nesër është urdhëruar në prezencë të psikologut dhe avokatit mbrojtës që i njëjti të merret në pyetje. I dyshuari gjithashtu do të ekzaminohet edhe për shëndetin e tij mendor.

Gazeta Sinjali bën me dije se i riu Urim Hyseni ka vrarë me thikë nënën e tij duke i prerë kokën.

Konflikti mes të dyshuarit autorit dhe nënës së tij ka filluar për shkak të akuzave të Urimit se nëna është fajtore për ndarjen nga bashkëshortja e tij.

Ai kishte qenë i martuar për një periudhë kohore, por ishte ndarë pak vite më parë dhe për këtë bënte me faj nënën e tij. Urim Hyseni jetonte prej 5 vitesh në Gjermani dhe ishte kthyer për vizitë te familjarët e tij pak ditë më parë.