Vrasja e Regis Runajt në Elbasan/ Pranga kunatit të një prej të dyshuarve

593
Sigal

Pas Xhuljano Hoxhës, të arrestuar si autor i dyshuar për vrasjen e Regis Runaj në Elbasan, policia arreston kunatin e tij. I arrestuari është Erjon Shehu të cilit policia i ka gjetur sasi municionesh në banesë. Shehu dyshohet si i perfshirë në disa ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit.

Regis Runajt u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave të Elbasanit, mbrëmjen e 29 korrikut. Dy autorët dyshohet se kanë konsumuar lëndë narkotike bashkë me viktimën e më pas e kanë goditur me thika.

Pak ditë më parë policia e shtetit tregoi provat që fajësojnë Xhuljano Hoxhën dhe Euglen Halilin për vrasjen e Regis Runaj. Këta dy persona dyshohet se janë përfshirë edhe në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit, ngjarje kjo e ndodhur më 20 korrik. Regis Runaj dhe Emiljano Ramazani ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin ndërsa u vranë njëri-pas tjetrit brenda 9 ditësh në Elbasan. Ende nuk ka të dhëna për porositësit e këtyre vrasjeve, ndërsa dy ekzekutorët “kyçën” gojën në gjykatë duke thënë se “nuk ndihen mirë”.

Për vrasjen e Ramazanit janë arrestuar më herët Albert e Seit Manahasa, babë e bir, pasi në biznesin e tyre u gjet pistoleta me të cilën u krye krimi.