E rëndë/ 55-vjeçari bie nga lartësia teksa punonte në një pallat në Tiranë, niset me urgjencë drejt spitalit

265
Sigal

55-vjeçari me iniciale P.L ka rënë nga lartësia teksa ishte duke punuar në një kaniter ndërtimi në Tiranë. Policia bën me dije se punëtori ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 04.08.2020, rreth orës 11:35, në rrugën “Hoxha Tahsim” duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia shtetasi P.L.,55 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.