Kryente vjedhje të përsëritura në Lushnjë, policia arreston hajdutin serial

302
Sigal

Policia e Lushnjës ka arrestuar një 27 vjecar, banues në fshatin Drizë, pasi dyshohet për një sërë vjedhjesh.

Uniformat blu të qytetit jugor lajmëruan se në pranga ka përfunduar V.K banues në fshatin Drizë. Ai dyshohet për një sërë vjedhjesh të kryera në qytet.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë

Zbardhen dhe dokumentohen 4 vjedhje të ndodhura javën e fundit në qytetin e Lushnjes.

Policia kap dhe arreston autorin e dyshuar të tyre, shpallet në kërkim bashkëpuntori.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në vijim të punës për të parandaluar, zbardhur dhe dokumentuar disa vjedhje të ndodhura në qytetin e Lushnjes, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

  1. K., 27 vjeç, banues në fshatin Drizë, Fier.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë ditës së djeshme, i ka vjedhur shtetasit A. Sh, 28 vjeç, një sasi parash dhe një telefon të cilat ju sekuestruan autorit në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore dhe verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas është autor i dyshuar i vjedhjeve të kryera në datën 01 dhe 02 gusht 2020 ku në bashkëpunim me shtetasin O. M., 15 vjeç, i cili është shpallur në kërkim, kanë vjedhur dy herë një ipermarket në Lushnjë duke marë shumat 47.000 dhe 30.000 lekë.

Gjithashtu, në datë 27 korrik 2020, në një farmaci në qytetin e Lushnjes, ky shtetas ka vjedhur sendet personale të shtetasit G. N., 46 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim.