E RËNDË/ 20 vjeçarja humb jetën gjatë lindjes së foshnjës në Gjirokastër

250
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjirokastër, ku një 20 vjeçare ka humbur jetën pas lindjes së foshnjes në maternitet.

Viktima është Klea Muxhaj nga Saranda, fshati Metoq, e cila ishte martuar në fshatin Zhulat.

Vajza ka lindur me operacion dhe gjithçka momentin e parë ka shkuar mirë.
Komplikimet e saj janë shfaqur pas lindjes.

Ende nuk ka një shkak teksa policia ka nisur hetimet. Fëmija ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.