E denoncojnë qytetarët, pranga 32-vjeçarit shqiptar që shpërndante drogë në restorant

498
Sigal

Një 32-vjeçar shqiptar, ka rënë në prangat e policisë italiane ditën e sotme në Brescia, pasi akuzohet për shpërndarje droge.

Sipas mediave italiane, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, së bashku me një italian, u shpërndanin drogë klientëve në restorant e këtij të fundit, kryesisht kokainë dhe marijuanë.

Arrestimi i tyre erdhi pas një denoncimi të bërë nga banorët, se një makinë e dyshimtë kalonte shumë shpesh para restorantit.

Pas denoncimit, policia u vu në ndjekje të mjetit, ndërsa kapën në flagrancë shqiptarin duke shkëmbyer me italianin e disa materiale që përdoreshin për të ndarë lëndën narkotike.

Pas kësaj, policia kontrolloi restorantin dhe shtëpinë e shqiptarit, ku në total u gjetën 130 gramë kokainë, 1.890 euro dhe 13 gramë marijuanë. Ndër të tjera, po analizohen edhe telefonat celularë të përdorur nga dy të arrestuarit, për të zbuluar klientët dhe rrjetin e furnizuesve.