Sherr në Tiranë, 37-vjeçari plagos me thikë adoleshentin, arrestohet (Emri)

478
Një 37 vjeçar ka plagosur me thikë një adoleshent në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15 të ditës së sotme pranë Xhamisë në zonën e Yzberishtit, pas një konflikti. I plagosuri D.L., 17 vjeç është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa policia arrestoi autorin e dyshuar Erton Duka, 37 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.08.2017, rreth orës 14:15, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur njoftim për një konflikt në zonën e njohur si Yzberisht, pranë Xhamisë.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Komisaraitit të Policisë Nr 6, të cilët kanë konstatuar shtetasin D. L., 17 vjeç, të dëmtuar me mjete prerëse thikë, i cili u dërgua për në S.Q.U., për ndihmë mjeksore ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nga hetimet paraprake të kryera nga Specialistët e këtij Komisaraiti ka rezultuar se shtetasi D. L., ishte konfliktuar me shtetasin:
Erton Duka, 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili është kapur dhe arrestuar në flagrancë nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit si për dhe gjetjen e mjetit prerës thikë. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga Neni 88 i Kodit Penal.
Sigal