Theren me thikë tre nxënës, njëri në gjendje të rëndë. Ngjarja gjatë pushimit të orarit mësimor

565
Sigal

Tre nxënës janë plagosur me thikë, brenda klasës në shkollën e Bujqësisë në Prishtinë. Njëri nga ta është në gjendje të rëndë

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga zyra për media në policinë rajonalë të Prishtinës.

“Tre persona janë të lënduar në një shkollë në Prishtinë. Më vonë do të lëshojmë një komunikatë për media”, tha Ahmeti.

Ndërsa, burime të Expressit brenda shkollës thanë se therja me thikë ka ndodhur brenda klasës gjatë pushimit të orarit mësimor.

“Policia është në shkollë. Një nxënës është në gjendje më të rëndë e dy të tjerë kanë pësuar më pak lëndime”, tha ky burim.

Ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarjeje./Express