Dy grabitës në Lezhë thyejnë me vare dyqanin dhe rrëmbejnë kasafortën, filmohen nga kamera

534
Sigal
Një grabitje ka ndodhur gjatë natë në Lezhë, kur dy persona me kapuçë në kokë kanë thyer me vare dyert e një dyqani dhe e kanë vjedhur. Pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë. 

Dyqani ishte për pajisje elektroshtëpiake dhe hajdutët kanë vjedhur kasafortën si dhe disa smartfonë.

Policia ka nisur mbledhjen e provave për kapjen e autorëve, që janë filmuar nga kamera e sigurisë.