Hidhet nga pallati, vdes gruaja në Tiranë

463
Një grua në Tiranë ka humbur jetën pasi dyshohet se është hedhur nga kati i katër i pallatit ku banonte.

Rreth orës 17:10, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një njoftim për një shtetase të rënë nga lartësia, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, njofton Policia.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 dhe ambulanca, të cilët kanë konstatuar shtetasen A. R., 46 vjeçe, e cila kishte rënë nga kati i katërt i pallatit ku banonte dhe është dërguar në S.Q.U., në gjendje të rëndë për jetën.Rreth orës 19:30, mjekët e S.Q.U.-tës, lajmërojnë se shtetasja A. R., ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes së marrë nga rënia nga lartësia, shtojnë të njëjtat burime.

Nga hetimet e kryera është mësuar se kjo shtetase merrte mjekim prej gjashtë vjetësh, pasi vuante nga depresioni dhe dyshohet të jetë hedhur vetë nga ballkoni i banesës së saj.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sigal