Durrës/ Lëvizte me armë zjarri me vete, arrestohet Dritan Memolla, tentoi ti ikte policisë

Arrestohet me armë zjarri Dritan Memolla, person me precedente të mëparshme penale.

Policia e Durrësit bëri të mundur arrestimin e tij ndërkohë që ka tentuar të arratisej prej saj.

NOA

Në tentativa për t’u arratisur policisë, ai ka hedhur pistoletën në tokë.

Memolla është një person i njohur për Policinë e Durrësit, pasi është arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

Më 8 nëntor 2020, duke drejtuar një makinë tip Audi aksidentoi 63-vjeçarin me inicialet H.B, i cili ndërroi jetë në vend.

Sipas policisë, Dritan Memolla është autori i një aksidenti me pasojë vdekjen, të ndodhur në vitin 2008.