Vrasje e trefishtë në Korçë, vret gruan, fëmijën 1 vjeç dhe veten!

430
Sigal

KORÇË – Një vrasje e trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Boboshticë të qytetit të Korçës. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se autori i ngjarjes tragjike është Edmond Fiqi 50 vjeç, i cili ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij Albina Fiqi 40 vjeç dhe fëmijën e tij 1 vjeç. Sipas të dhënave Edmond Fiqi ka qëluar gruan e tij dhe djalin me automatik teksa ata ishin në gjumë ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë xhelozia. Çifti i martuar pak kohë më parë kishte probleme për shkak të xhelozisë, çka ka bërë që pak orë para ngjarjes ata të grinden ashpër me njëri -tjetrin ndërsa 50 vjeçari në mbrëmje ka marrë armën dhe ka qëlluar fillimisht ndaj bashkëshortes e më pas drejt djalit. Pasi ka vrarë 2 pjesëtarët e familjes së tij Edmond Fiqi ka qëlluar edhe në drejtim të vetes. Burime të policisë thanë se autori ishte kthyer 3 ditë më parë nga Greqia ku jetonte e punonte