Durrës, gjendet i vetëvarur 28-vjeçari në banesë

266
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri është gjetur nga policia i vetëvarur në banesë.

Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 11:41, është gjetur i vetëvarur në banesë shtetasi K.M., 28 vjeç, banues në Durrës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. Nuk dihen ende arsyet e këtij akti të rëndë të ndërmarrë nga i riu.