Drogë, armë dhe radio policie, kush janë 2 durrsakët e arrestuar

687
Sigal

Dy të rinj kanë rënë në pranga, pasi u kapën me një sasi lëndësh narkotike. Burime zyrtare nga policia thanë se Denis Meta, 21 vjeç, Serxhio Mejdani, 24 vjeç, të dy banues në Durrës, dispononin lëndë narkotike dhe armë.

Ndërkohë, në gjendje të lirë janë proceduar penalisht shtetasit me inicialet A.P., 26 vjeç dhe E.Z., 19 vjeç. Shtetasve të mësipërm gjatë kontrollit fizik dhe në banesat përkatëse iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale disa doza me kanabis, një armë zjarri, tip pistoletë Ekol; (u gjet në banesën e shtetasit D.Meta), 21 fishekë të kalibrit 7.62 mm si dhe një radio policie.

Durres Arme

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.