Ka bërë shumë bujë një investigim i gjatë i gazetës së njohur amerikane ‘The New York Times’, i cili tregon se si Ekuadori është kthyer në superstradën e kokainës.
Sipas gazetares Maria Abi-Habib, e cila vizitoi vendin dhe ishte dëshmitare e operacioneve me Marinën e Ekuadorit, terreni për këtë krizë u ndërtua gjatë kohës kur drejtonte Rafael Correa (2007–2017).
Ekuadori është vendi i pestë me ndikimin më të madh të krimit të organizuar në gjithë botën.
Kartelet meksikanë, guerilet kolumbiane, mafiet evropiane si ajo shqiptare dhe bandat lokale konsoliduan aleancat për të operuar në Ekuador.
Marina ekuadoriane, sipas ‘The Neë York Times’, pavarësisht përpjekjeve aktuale, ushtarët përballen me banda me armë, resurse dhe logjistikë superiore.
Artikulli përfundon se Ekuadori, edhe pse nuk prodhon kokainë, sot është eksportuesi më i madh në botë.
Ndërsa fuqia e karteleve në Ekuador rritet, po kështu rritet edhe lidhja e tyre me mafiet evropiane, ndërsa kërkesa për kokainë rritet në mbarë botën.
Gazeta e njohur tregon edhe rastin tronditës të një zyrtari amerikan.
“Kur një zyrtar i lartë amerikan u zhvendos së fundmi në Evropë nga Ekuadori, ai ngarkoi sendet e tij personale në një anije mallrash që shkonte për në Antverpë, një nga portet më të mëdha detare në botë. Kur autoritetet portuale kontrolluan një nga kontejnerët e tij, asnjë nga sendet e tij personale nuk ishte brenda, sipas diplomatit, i cili kërkoi të mbetej anonim për të diskutuar një hetim të ndjeshëm. U bë e qartë se diplomati, të cilin hetimi e shpalli të pafajshëm, ishte bërë viktimë e “narko-piratëve”,” shkruan gazeta.




















