Droga me avion, policia u asgjësoi vetëm 387 rrënjë trafikantëve

402
Grupi i trafikantëve shqiptarë të kanabisit kishte arritur të krijonte plantacione të tëra hashashi kryesisht në zonën e quajtur Lumi i Vlorës, ku kishin shfrytëzuar toka pa pronar për kultivimin e lëndëve narkotike. Të dhënat i janë referuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda nga autoritetet italiane, të cilat kanë mbajtur nën vëzhgim prej muajsh shqiptarët e përfshirë në trafikun e drogës me avion.

Edhe pse për kultivimin dhe rritjen e tyre ishin angazhuar disa prej pjesëtarëve të grupit, policia ka mundur të asgjësojë shumë pak nga sasia e kanabisit të kultivuar. Sipas informacioneve të ardhura nga autoritetet italiane, të dyshuarit kishin plantacione hashashi në fshatrat Ramicë, Xhyherinë, Risili dhe përgjatë lumit të Shushicës, por policia më datë 19 gusht sekuestroi vetëm 387 rrënjë kanabis. Ja rolet e “Willit”, “Dobiçit”, “Pomës” dhe “Kelit”.
Sigal