Do vriste për hakmarrje, arrestohet 41 vjeçari nga Permeti

662
I ishte dhënë masa e denimit arrest me burg në Permet por është arrestuar në Tiranë. Policia e komisariatit numër 4 në kryeqytet ka arrestuar shtetasin Edmond Mamushi, 41 vjeç, banues në Përmet.
Sipas njoftimit të plicisë, ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, për llogari të D.V.P. Gjirokastër.
Ai akuzohet se me datë 16.10.2016 në Permet për motive hakmarrje ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin J.H.
Sigal