Sigal

Dhuna në familje këtë radhë zhvendoset në qytetin e Korçës. Nga raportimet mësohet se protagonistë të ngjarjes kanë qenë nusja dhe vjehrra.

Kjo e fundit, Shegë Bezolli, 48 vjeçe nga Kamenica e Korçës, u arrestua nga policia pasi ushtroi dhunë fizike ndaj nuses së djalit të saj, shtetases F.B, 23 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga nenet 130/a dhe 150 të Kodit Penal.