Dhu.nonte dhe poshtëronte personat me aftësi të kufizuara në video live, lihet në paraburgim Tiktok-eri shqiptar

18
Sigal

Gjykata e Athinës ka lënë në paraburgim deri në fund të hetimeve, Tik Tok-erin shqiptar Florian Zani, i cili akuzohet për dhunë, poshtërim dhe shfrytëzim të personave me aftësi të kufizuara.

Avokatët e tij kanë deklaruar se çdo veprim i Zanit ka qenë në kuadër të shakasë dhe se synimi i tij ishte t’iu vinte në ndihmë njerëzve me aftësi ndryshe, në kohën që i nxirrte ata në video.

Në mbështetje të tij deponuan edhe miqtë që merrnin pjesë në xhirime, teka nuk u lejuan viktimat të ishin të pranishëm, pasi sipas gjykatës marrja e dëshmitarë së tyre pa praninë e psikologut do të ishte një poshtërim i dytë për ta.