E rëndë/ Aksident në aksin Korçë-Pogradec, një viktimë dhe dy të plagosur

527
Sigal

Ngjarja me një bilanc tragjik ka ndodhur në
afërsi të fshatit Leshnicë, teksa një automjet ka përplasur një zetor, i cili
udhëtonte në anë të rrugës.




Automjeti me targa AA 613 NL, i drejtuar nga
Gjergji Ndini, 55 vjeç, ka goditur në pjesën e pasme zetorin ku ndodheshin një
çift bashkëshortësh, e për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit bujqësor,
Ismail Kapa 60 vjeç, ndërsa është plagosur rëndë bashkëshortja e tij, Florie
Kapa 59 vjeç.




Burime nga vendi i ngjarjes bënë me dije se,
viktima ka ndërruar jetë pak minuta pas aksidentit, ndërsa bashkëshortja e tij
është dërguar në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet në gjendje kritike, për shkak
të dëmtimeve të shumta që ka marrë.




Mësohet gjithashtu se edhe drejtuesi i mjetit,
Gjergji Ndini ka marrë dëmtime si pasojë e aksidentit dhe, pasi është dërguar
në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, është shoqëruar nga blutë
juglindorë.




Nga ekspertiza paraprake e vendit të ngjarjes
dyshohet se 55-vjeçari ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij tej limiteve të
lejuara të shpejtësisë dhe, si pasojë e errësirës dhe mungesës së sinjaleve
ndriçuese të mjetit, ai nuk e ka parë zetorin për ta shmangur në kohën e duhur,
duke shkaktuar aksidentin e rëndë.




Pas ngjarjes, policia po punon për zbardhjen e
detajeve të tjera të aksidentit.