Detajet/ Sherri mes adoleshentëve në Gramsh nisi në rrjetet sociale dhe përfundoi në vra.sjen e 15-vjeçarit. I plagosur dhe kushëriri i tij

81
Sigal

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Gramsh, ku fatkeqësisht humbi jetën një 15-vjeçar dhe u plagos një tjetër. Një sherr mes adoleshentëve, përfundoi me vrasjes me Fatjon Bicit dhe plagosjen e Marko Liçit, kushërinj me njëri-tjetrin.

Mësohet se konflikti mes grupit të adoleshentëve kishte nisur dy javë më parë tek një kënd lojërash dhe shkak kanë qenë rrjetet sociale. Ndërkohë, ditën e sotme 4 të rinj iu kishin dalë para viktimës dhe kushëririt të tij, ndërsa kishin me vete thikë dhe përforcues grushti.

Mësohet se kanë qenë prindërit e 15-vjeçarit të plagosur ata që kanë parë në trupin e tij plagë, dhe më pas e kanë çuar në spital. Sakaq, 4 adoleshentët e përfshirë në konflikt, mes tyre dhe autori.