DETAJE/ Telefonata që çoi policinë në gjurmët e Klement Çalës

429
Sigal

Pas dëshmisë së dhënë në polici,  “Balkanweb” zbardh edhe dëshminë e dhënë para grupit hetimor nga Alkond Bengasi, tashmë në statusin e dëshmitarit të drejtësisë.

Në dosjen e Prokurorisë, siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala zbulohet edhe mënyra se si ka mbërritur policia në gjurmët e Klement Çalës, i konsideruar ndryshe si “mjeshtri i grabitjeve”.

Ka qenë një telefonatë mes kunatës së Klementit dhe një tjetër familjareje të tij, të përgjuara fill pas grabitjes. Gratë kanë shprehur shqetësimin se personi që mund të ishte vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë mund të kishte qenë pikërisht Klementi.

Mësohet po ashtu se në ngjarje është e përfshirë edhe një femër, roli i së cilës është ende i paqartë.