DETAJE TË REJA/ Laboratori i heroinës në Has, ndalohen 10 persona

550
Sigal

Burime e mbrëndshme bëjnë me dije se policia ka ndaluar 10 persona në Has, ndërsa ka zbuluar një laborator droge për prodhimin e heroinës.

2 prej tyre janë arrestuar në vendin ku u gjet laboratori.  Policia ka sekuestruar një sasi opiumi që është lënda bazë e heroinë.

Është sekuestruar gjithashtu dhe një sasi e konsiderueshme heroine e përpunuar.

Operacioni është shtrirë në disa zona dhe pritet të ketë arrestime të reja. Ende nuk dihet identiteti i personave të arrestuar dhe në pronësi të kujt ishte ky laborator i përpunimit të heroinës.

Laboratori është zbuluar në periferi të Hasit, në Brenog.