DETAJE/ Bie nga skela e katit të dytë, humb jetën 50-vjeçari fierak

298
Sigal

Një punëtor, 50-vjeçar ka gjetur vdekjen, pasi gjatë punës në një banesë, ka rënë nga skela e katit të dytë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fier, në lagjen “11 Janari”.

Policia raporton se “shtetasi B. D., 50 vjeç, banues në Fier, duke punuar në banesën e shtetasit F. Y., ka rënë nga skela e katit të dytë dhe ka ndërruar jetë në spitalin rajonal”.

NJOFTIMI

Sot rreth orës 11:30, në lagjen “11 Janari” Fier, shtetasi B. D., 50 vjeç, banues në Fier, duke punuar në banesën e shtetasit F. Y., ka rënë nga skela e katit te dytë.

Si pasojë e dëmtimeve të mara, shtetasi B. D ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.