Zhbllokohet situata me shqiptarët e mbetur në Zvicër, TIA: Fluturimi do të kryhet sot

351
Sigal

Të gjithë qytetarët e mbetur në Zvicër që dje do mund të fluturojnë sot për në Shqipëri. Në një njoftim për mediat nga Aeroporti i Tiranës bëhet me dije se nisja do të bëhet në orën 16:10 dhe mbërritja në 18:00.

Kompania e cila do të kryej këtë fluturim është Edelweiss dhe do të ketë dhe një udhëtim kthimi nga Tirana për në Zyrih.

“ Në vëmendje të të gjithë pasagjerëve që kanë mbetur në Zyrih nga fluturimi i ditës së djeshme: Ju lutem lidhuni me kompaninë Edelweiss. Fluturimi do të bëhet sot.

Nisja nga Zvicra parashikohet në orën 16.10 dhe mbërritja në Tiranë 18.10. Nisja nga Tirana parashikohet në orën 18.55 dhe mbërritja në Zyrih në ora 21.00”, shkruhet në njoftim.