Taksistët e Fierit: Po falimentojmë nga konkurrenca e pandershme

316
Sigal

Edhe pse kufizimi i pandemisë për taksitë u hoq, gjatë një muaji e gjysmë që janë në punë, operatorët e këtij tregu në qytetin e Fierit, kanë dalë sërish me humbje financiare.

Kërcënim përbëjnë taksitë e pa licencuara ose targat e bardha siç quhen ndryshe, të cilët u marrin klientët e nuk respektojnë rregullat anti-covid.

Policia është në dijeni të këtij fakti, pasi taksitë që punojnë në të zezë, grumbullohen në sheshin, vetëm pak metra nga vendqëndrimi i rrugoreve.

“Janë këtu përkrah, të gjitha makinat punojnë në shërbim publik”, thotë një nga taksistët .

Taksistët që denoncojnë këtë fakt, thonë se janë ata që penalizohen për shkelje të rregullave për mbrojtjen nga covid, ndërsa ata që nuk paguajnë taksa as që kontrollohen për këto masa.

“Kemi që në mëngjes dhe kemi bërë vetëm një lëvizje, Tani lëvizet vetëm me dy persona”, shprehet një prej taksistëve s.

Pa taksa, as kuponë dhe licencë, tani në pandemi, targat e bardha kamuflohen si automjete familjare ne transportin e pasagjereve.

“Janë nga 3 apo 4 persona dhe nuk i ndalon kush”, tregoi taksisti.

Në Fier janë me dhjetëra subjekte që punojnë në të zezë. Numri i tyre është shtuar edhe për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike nga mbyllja e pandemisë.