Delvinë, pranga të moshuarës, iu gjet armë dhe municione në banesë

464
Policia e Delvinës k arrestuar në flagrancë një 67-vjeçare, i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje.
Bëhet fjalë për Trëndafile Nikollën, banuese në lagjen “Lejla Malo” të Delvinës. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
-një armë zjarri tip “Pistoletë”
-5 fishekë
-2 krehër
E moshuara akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Sigal